Rreth Fakultetit

 
 
Dekani i fakultetit
 
Prof. Dr. Ayhan Tekineş [email protected]
 
Website i fakultetit
 
http://humanities.beder.edu.al

Mirë se vini në Fakultetin e Shkencave Humane!

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin Hëna e Plotë - BEDËR është i angazhuar për nxitjen e mendimit kritik intelektual dhe synon një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Misioni i Fakultetit të Shkencave Humane është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë,  komunikimit, shkencave islame dhe disiplinave të ndërlidhura me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale dhe mbështetjen tek kërkimi shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Përçimi tek studentët i njohurive të nivelit universitar, të përditësuara këto në fushat e sipërpërmendura, i pajisin ata me njohuri të cilat u japin mundësinë për të vazhduar studimet e thelluara në disiplinat e shkencave humane, brenda dhe jashtë vendit.

Objektivat
Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR mbetet i angazhuar në përmbushje të misionit të tij për të edukuar dhe për të zgjeruar njohuritë e studentëve, të mbështetura në baza të etikës profesionale dhe vlerave universale, si dhe përftimi prej tyre i një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave. 

Ne synojmë të përgatisim qytetarë të denjë për një shoqëri demokratike, nëpërmjet stimulimit të studentëve për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik në fushat ku ata studiojnë.

Përgjegjësia jonë profesionale mbetet edukimi i studentëve me vlera universale dhe përgatitja e tyre profesionale, në mënyrë që ata të luajnë me dinjitet rolin e tyre në zhvillimin e një shoqërie me vlera të shëndosha.

Fakulteti i Shkencave Humane ofron studime të ciklit të parë (Bachelor) dhe ciklit të dytë (Master Shkencor) në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shkencave të Komunikimit dhe në Departamentin e Shkencave Islame.

Bachelor (BA)

  • Bachelor në Drejtësi
  • Bachelor në Shkenca Komunikimi
  • Bachelor në Shkenca Islame


Master Shkencor (Msc)

  • Master Shkencor në Drejtësi / profili E Drejtë Ndërkombëtare
  • Master Shkencor në Drejtësi / profili E Drejtë Penale
  • Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / profili Gazetari
  • Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / profili Marrëdhënie Publike
  • Master Shkencor në Shkenca Moderne Islame
  • Master Shkencor në Shkenca Themelore Islame


Nëpërmjet koordinimit të kurrikulave bashkëkohore, sipas standardeve ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Humane, përveç programeve të mësipërme në një departament të vetëm, për studentët e suksesshëm, që përmbushin kritere të caktuara, ofron gjithashtu edhe mundësinë e programeve të dyfishta.


Anëtarët e dekanatit 

Nr. Titulli/ Grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Prof.Dr. Ayhan Tekineş [email protected]
2 Dr. Ferdinand Xhaferraj [email protected]
3 Doc.Dr. Ramadan Çipuri [email protected]
4 Dr. Genti Kruja [email protected]
5 MSc. Aranit  Qenami [email protected]