Stafi Akademik

Prof. Dr. Ayhan Tekineş: Ka lindur më 1964 në Bartën. Në vitin 1987 është diplomuar në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Marmara. Në vitin 1991 ka plotësuar studimet e masterit në të njëjtin universitet dhe në vitin 1997 ka marrë titullin doktor me tezën "Mushkilu'l-Hadith".
Në vitet 1994-1998 ka punuar si asistent kërkimor në Universitetin Sakarya. Më pas në vitin 1998 u emërua si Docent në të njëjtin universitet. Në vitin 2006 mori gradën e Profesorit të Asociuar. Në mars të vitit 2011 kaloi në Fakultetin e Teologjisë së Universitetit Fatih dhe në Shtator të këtij viti iu dha grada Profesor. Në tetor të vitit 2011 u emerua Dekan i Fakultetit te Shkencave Humane prane Universitetin Bedër.
Prof. Dr. Ferdinand Gjana: Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Bosforit, në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Master në C.E.D.S "Centre d'études diplomatiques et stratégiques", Paris. Mban gradën shkencore Dr. në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, nga “C.E.D.S (Centre d’Etudes Diplomatiques et Stratégiques), vlerësuar me Magna Cum Lauda, Paris, Francë. Ka një eksperince të gjate ne fushën e Arsimit të Lartë në Shqipëri duke mbuluar detyra të larta ekzekutive në institucione të Arsimit të Lartë. Prej vitit 2011 mban pozicionin e Rektorit pranë Shkollës së Lartë ‘Hëna e Plotë” (BEDËR).
Dr. Altin Shegani: Diplomuar për Drejtësi ne Universitetin e Tiranës, Master në Shkencat Kriminale pranë Universitetit “Monteskje, Bordo-IV” Francë- 2002. Ka fituar titullin Doktor në Universitetin “Monteskje, Bordo-IV” Francë si edhe Doktor i Shkencave Juridike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Dekan i Departamentit të Drejtësisë dhe lektor i së Drejtës penale pranë Universitetit të Tiranës.
Dr. Ferdinand Xhaferaj: Diplomuar për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës më 1988, master për për Siguri Nderkombetare dhe Mardhenie Civilo-Ushtarake Dhjetor 2002 në SHBA,master për eshtje të Sigurisë Kombëtare Dhjetor 2002, SHBA,Naval Postgraduate School, Monterey, CA, USA. Në Qershor të vitit 2006 ka fituar titullin doktor në Akademinë e Mbrojtjes. Prof. Xhaferi ka mbuluar detyra te larta ne administratë publike si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Aktualisht Këshilltar i Kryeministrit, President i Institutit per Dialog dhe Bashkepunim.  Lektor në lëndën Organizatat dhe Institucionet Ndërkombëtare pranë Shkollës së Lartë Hena e Plotë – Beder dhe Universiteti Aleksandër Moisiu,Durrës.
Doktorant Skënder Bruçaj: Diplomuar për psikologji në universitetin “Bosfor”. Ka përfunduar studimet Master në universitetin “Epoka”. Aktualisht, vazhdon doktoraturën  pranë Universitetit Evropian të Tiranës. Fushat e specializimit janë psikologjia ligjore dhe kriminologjia.
Doktorante Iliriana Kaceli: Diplomuar për “Histori” në Universitetin e Tiranës. Studimet Master i ka kryer pranë Universitetit të Stambollit. Momentalisht është Doktorante pranë Universitetit të Tiranës dhe lektore e Historisë së Institucioneve dhe Historisë së Popullit Shqiptar.
Ma Ada Güven: Diplomuar për drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, Master në “Studime Europiane” pranë universitetit "Epoka” me temë dizertacioni: “Pjesëmarrja e gruas në politike, kuotat gjinore: rasti i Shqipërisë”. Aktualisht lektore e së Drejtës Familjare pranë Shkollës së Lartë ‘Hëna e Plotë” (BEDËR).
Ma Gentian Skara: Diplomua për drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, Master në “Studime Europiane” pranë universitetit “Epoka” me temë dizertacioni: “EU civilian operation Management: A case of EULEX in Kosovo”. Në vitin 2012 është regjistruar për një program master në ligj (LL.M) në “Integrimin Europian dhe të Drejtën e Europës Juglindore” në universitetin “Graz” në Austri me temë dizertacioni: “The SAP as an integration mechanism for the Ëestern Balkans: The case of Albania”.
Ma Bledar Uku: Diplomua për drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, Master në “Studime Europiane” pranë universitetit “Epoka”. Në vitin 2012 mbaroi me sukse programin e dytë master në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ne Europën Juglindore i organizuar në Bashkpunim nga Universiteti i Bolonjës dhe ai i Sarajevës dhe i financuar nga BE. Prej tetorit 2012 është pjesë e Departamentit të Drejtësisë pranë Universitetit Bedër.
Ma Emirjon Senja: Përfundoi studimet “Bachelor” në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë së Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit në studimeve angazhohet në fushën e gazetarisë Ekonomike, si gazetar në gazetën kombëtare “Shekulli” deri shtator 2012. Gjatë kësaj periudhë përfundoi studimet e ciklit të dytë maste shkencor me profil: Gazetari Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Prof. Dr. Briseida Mema: Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, dega e Gjuhës Frënge. Në tetor të vitit 1994 merr gradën “Doktor i Shkencave”, kurse në korrik 2007, ‘Profesor doktor”. Është mbajtëse e disa urdhrave dhe titujve të marra gjatë karrierës së saj.
Prof. Asoc. Dr Rahim Ombashi: Ka përfunduar studimet në programin e studimit Gjuhësi-Letërsi në Fakultetin e Histori-Filologji, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Tiranës. Gjatë më se 35 viteve nuk i është ndarë kërkimit shkencor duke ndërmarrë studime në disa fusha. Në vitin 1994 merr gradën “Doktor", kurse në vitin 1999 mer titullin “Profesor i asociuar”.
Dr. Agron Tufa: Ka përfunduar studimet universitare në A.M. Gorky Institute në Moskë. Studime pasuniversitare në Institutin e Kulturave Evropiane - Moskë. Aktualisht është “ Doktor Shkencash” nga Universiteti i Tiranës.
Dr. Mark Marku: Përfundoi studimet universitare me drejtim Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës si dhe Master me drejtim Gazetari në po të njëjtin universitet. Merr titullin Doktor Shkencash me drejtim gazetari në Universitetin Paris 8 / Paris – Francë.
Dr. Ramadan Çipuri: Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Stambollit, Shkenca Komunikimi (Gazetari), Master (SHPU) në Universitetin e Tiranës / Fakulteti i Shkencave Sociale. Master në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. Aktualisht është kandidat për titullin shkencor “Doktor” nga Universiteti i Tiranës.
Dr. Hasan Bello: Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin “Luigj Gurakuqi” për Histori-Gjeografi, Master në Universitetin “Mimar Sinan”/ Stamboll. Aktualisht është kandidat për titullin shkencor “ Doktor” nga Qëndra e Studimeve Albanologjike / Tiranë.
Ma Emirjon Senja: Përfundoi studimet “Bachelor” në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë së Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit në studimeve angazhohet në fushën e gazetarisë Ekonomike, si gazetar në gazetën kombëtare “Shekulli” deri shtator 2012. Gjatë kësaj periudhë përfundoi studimet e ciklit të dytë maste shkencor me profil: Gazetari Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Ma Rudi Dunga: Kreu studimet universitare në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës. Pas diplomimit bachelor në vitin 2008 angazhohet në fushën e gazetarisë. Në vitin 2011 nisi punën në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR, në pozicionin e Kancelarit të Fakultetit të Shkencave Humane. Në mars 2012 përfundoi me sukses studimet e ciklit të dytë master shkencor pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, me drejtim Gazetari Europiane dhe Ndërkombëtare. 
Dr. Mohamed Fatahallah El Mitwalli: Ka përfunduar studimet universitare  në Universitetin e Al-az’harit, Usulid-din “Bazat e fese” dhe Master nga po i njëjti universitet në “Thirrjen (predikimin) dhe kulturen Islame”. Në vitin 2009 merr gradën Doktor ne fakultetin Usulid-din “Bazat e fese” të të njëjtit universitet.
Dr. Atakan Derelioğlu: Lindur më 1975 në Kocaeli/Turqi. Në vitin 2001 u diplomua në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Marmara. Duke filluar nga viti 2002 për nëntë vjet me rradhë ka dhënë mësim në International School of Bucharest në lëndët Historia e Religjoneve, Islam dhe PSHE (Personal Social Health Education). Në vitin 2005 plotësoi studimet e masterit në Universitetin Sakarya. Aktualisht është duke vazhduar programin e doktoraturës pranë Universitetit Marmara.
Dr. Adil Kutlu: Ka lindur ne muajin janar te vitit 1971 ne Turqi ne Sarıkaya te qytetit te Yozgatit. Studimet parauniversitare i kreu ne vendin e lindjes, ndersa te Lartat i kreu ne vitin 1993 ne universitetin Atatürk te qytetit te Erzurumit. Ka punuar si mesues ne Shkollat e Mesme Medrese brenda shqiperise dhe jashte saj. Vazhdon studimet e doktoraturës pranë Universitetit Evropian Të Tiranës në fakultetin e Shkencave Sociale.
MA Veton Tulla: Ka lindur më 1979 në Prizren. Në vitin 1997 u maturua në medresenë e Prizrenit dhe në vitin 2005 u diplomua në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Ez'her në Egjipt. Në periudhën kohore 2008-2010 ka punuar në medresenë e Tiranës dhe atë të Cerrikut. Aktualisht punon si pedagog në Universitetin Bedër dhe është duke ndjekur programin e masterit të këtij universiteti.