Analiza e përgjithshme e departamenteve

Njësitë akademike të Kolegjit Universitar “Bedër”, në datën 4.1.2018, në ambientet e Senatit Akademik, zhvilluan analizat vjetore, lidhur me aktivitetin njëvjeçar të tyre. Përgjegjësit e këtyre njësive prezantuan aktivitetin e njësive gjatë këtij vitit akademik, si dhe planet për të ardhmen, të para dhe në kuadër të hartimit të planit të ri strategjik institucional, 2017-2022.

Në datën 12.1.2018, po në ambientet e Senatit Akademik, zyra e kërkimit shkencor, zyra e koordinimit të programeve master; zyra e zhvillimit të kurrikulave; zyra e marrëdhënieve ndërkombëtare bënë  analizën vjetore, lidhur me aktivitetin e zyrës. Në takim u analizua puna njëvjeçare e zyrave, problematikat dhe planet/rekomandimet për të ardhmen.

Të pranishëm në këto analiza ishin rektori i kolegjit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, administratori dhe stafi akademik.