“Bedër”, marrëveshje bashkëpunimi me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për rritjen e bashkëpunimit të dyanshëm në fushat e informimit dhe edukimit.

Krahas bashkëpunimeve të deritanishme, “Bedër” dhe UGSH do të vazhdojnë me organizimin e aktiviteteve, ligjëratave dhe trajnimeve në interes të profesionistëve dhe studentëve të fushës së gazetarisë.

Kjo marrëveshje vjen në sajë të politikës bashkëpunuese ndërinstitucionale që institucioni ynë ndjek ndër vite.