Publikohen listat e fituesve në programet master

Shkolla e Lartë Hëna e Plotë (Bedër) publikon listat përfundimtare të fituesve në të gjitha programet tona të studimit.

Bëjmë me dije të gjithë kandidatët se procesi i regjistrimit do të zhvillohet nga data 01 deri me datë 04 nëntor 2016. Gjatë këtij afati kohor zyra e sekretarisë mësimore në institucionin tonë do të jetë e hapur nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Pas kësaj date nuk do të mund të regjistroheni më.

Po ashtu gjatë këtij procesi çdo kandidat duhet të jetë i pranishëm individualisht.

Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në faqen zyrtare në rrjetin social facebook ose në numrat e telefonit 069 67 84 014, 067 34 27 001 gjithashtu mund të na vizitoni çdo ditë pranë ambienteve të institucionit: Rr.Jordan Misja, Tiranë / Shqipëri.

Ju urojmë suksese të gjithë studentëve.

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota të kandidatëve në çdo program studimi master që kanë aplikuar në Bedër.

Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Ndërkombëtare

Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Penale

Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Marrëdhëniet me Publikun

Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Gazetari

Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame

Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame

Master i Shkencave në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Master Profesional, Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm