Takim me studentët e komunikimit dhe drejtësisë, viti- I master

Kolegji Universitar Bedër organizoi një takim me studentët e komunikimit dhe drejtësisë, të mirëpritur nga rektori i K.U. Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pedagogë si dhe një pjesë e stafit administrativ.

Gjatë këtij takimi studentët e masterit u njohën me një prezantim të shkurtër rreth stafit të departamenteve përkatëse dhe zyrave administrative me të cilat do të kenë marrëdhënie të vazhdueshme gjatë kohës së studimeve.

Të pranishëm në këtë takim dhe pjesë e përshëndetjeve të studentëve, ishin Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekani i fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgjegjësi i departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela, pedagogë dhe stafi administrativ nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komunikimit.

Takimi vazhdoi më tej me një koktej të organizuar në ambjentin e biblitekës, nën një atmosferë miqësore mes studentëve dhe pedagogëve.