Studentët e Universitetit “Hëna e Plotë”(BEDËR), vizitë në Ambasadën e SHBA-së.

Një grup studentësh dhe pedagogë nga Universiteti Hëna e Plotë -BEDËR vizituan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Drejtoresha e Qendrës së Burimit të Informacionit pranë Ambasadës Amerikane, Matilda Vangjeli, i prezantoi studentët me qendrën e informacionit, programin “American Corners in Albania” dhe me programe të tjera të organizuara nga ambasada. Më pas zëvendësdrejtori i marrëdhënieve me publikun, z.Niles Cole foli rreth rolit dhe strukturës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, rolin e diplomatëve dhe sistemin e arsimit të lartë amerikan. Ai shpjegoi mundësitë që universitetet amerikane u ofrojnë studentëve ndërkombëtarë, gjithashtu dhe programet e bursave të ofruara nga shteti amerikan. Z. Cole iu përgjigj pyetjeve të studentëve rreth sistemit të arsimit, rinisë amerikane dhe mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Universitetit Hëna e Plotë -BEDËR. Studentët i propozuan z. Cole dhe zyrtarëve të tjerë të ambasadës idenë për organizimin e seminareve dhe leksioneve të hapura rreth gjuhës dhe kulturës amerikane.