Organizohet programi: “Profeti Muhamed a.s mëshirë për botët”

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot panelin me titull: “Profeti Muhamed a.s, mëshirë për botët”.

Të ftuar në këtë panel të moderuar nga pedagogu Veton Tulla ishin nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, si dhe Dr. Xhemal Saferti, pedagog pranë këtij departamenti, të cilët mbajtën kumtesat e tyre rreth lindjes, mëshirës, mirësisë, favoreve që Allahu ju ka bërë besimtarëve me anë të dërgimit të Profetit Muhamed (a.s) ndërmjet tyre.

Nënkryetari i KMSH-së në fjalën e tij u shpreh: “Profeti a.s. ishte flamur i faljes, mëshirës e dhembshurisë”. Ndërsa Dr. Saferti do të shprehej: “Ai ishte shembull për këdo që e ndjek dhe e do Atë. Sjellja dhe jeta e Tij (s.a.s) ishte shembulli më i përsosur për gjithë njerëzimin. Bazuar në këtë çdokush që e do dhe e ndjek Muhammed Mustafanë, duhet të jetë shembull ideal për shoqërinë ku ai jeton”.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi në fjalën e tij bazuar në përshkrimin e bukur që Kurani Famëlartë i bën Atij (a.s) bëri një përmbledhje të jetës së Krenarisë së Njerëzimit Muhamedit (a.s).