Bedër, memorandum bashkëpunimi me Iceberg Communication

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me institucione, kompani dhe agjenci të ndryshme, Kolegji Universitar Bedër nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Iceberg Communication. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe CEO i Iceberg Communication, Rafaela Rica, ku palët angazhohen për bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe social.

Fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet Kolegji Universitar Bedër dhe Iceberg Communication përfshijnë: Trajnime të stafit; shkëmbime të eksperiencave ndërmjet stafit; praktika profesionale; dhënie të bursave të studimit, etj.