Drejtori editorial i RevistaWho.com Z. Eraldo Rexho i ftuar në seminaret ‘’MarCOM’’

Themeluesi dhe Drejtori editorial i RevistaWho.com Z. Eraldo Rexho, ishte i ftuari i parë për këtë vit akademik në ciklet e seminareve “MarCom”.

Seminari me temë "Gazetaria Rozë në Kohën e Internetit", u zhvillua në ambjentet e Muzeut të Medias me studentët e departamentit të komunikimit.

Gjatë seminarit u diskutua mbi gazetarinë rozë, sfidat dhe përparësitë që kjo lloj gazetarie paraqet në ditët e sotme. Studentët shfaqën interes për raportet e të ftuarit me vipat, si dhe me balancat që duhen vendosur mes etikës dhe lajmeve rozë.

Z. Eraldo Rexho, ndau me studentët e komunikimit eksperiencat  dhe vështirësitë e para të rrugëtimit profesional. Ndërsa bashkëbisedimi me studentët vazhdoi edhe mbi trendet dhe ndikimin e mediave të reja në raport me raportimet rozë.

Në përfundim të seminarit Z. Rexho iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me tematikat më të trajtuara nga RevistaWho.com, si dhe përvojat e tij si gazetar.