Edi Oga: Televizioni, diçka e bukur dhe spektakolare

Eksperti i komunikimit dhe gazetari Edi Oga ishte i ftuar në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të ciklit të seminareve "MarCom". Në takimin me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ai foli në lidhje me eksperiencën e tij, ku vuri theksin mbi mënyrat e komunikimit në ambientet e televizionit.

Më tej theksoi se televizioni është mjeti më i mirë për të arritur disa qëllime që do t’i vlenin kombit, duke marrë shembull televizionin italian, i cili kultivoi shijet e teleshikuesve dhe u bë një model edhe për televizionin shqiptar.

“Televizioni është diçka e bukur, spektakolare dhe aftësia kryesore që vlen për t’u bërë pjesë e një televizioni është të qenit entuziast”, shtoi ndër të tjera z. Oga.

Në fund të takimit u shpreh rëndësia që kanë lajmet e mira për edukimin dhe kultivimin e shijeve të audiencës, ndërkohë që ai inkurajoi studentët që të vazhdojnë në rrugën e televizionit, duke përcjellë mesazhe pozitive dhe me vlerë për shoqërinë.