Gjergj Erebara, bashkëbisedim me studentët e Komunikimit

Gazetari investigativ Gjergj Erebara, ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Shkencave të Komunikimit në lidhje me temën: “Gazetaria investigative; sfida dhe mundësi në realitetin shqiptar.”

Z. Erebara aktualisht është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN).

Gjatë leksionit të hapur u diskutua në lidhje me praktikat e gazetarisë investigative në Shqipëri, rëndësinë që ka, si dhe sfidat që gazetarët e rinj hasin në vendin e punës. Ai ndau me studentët mendime rreth burimeve të financimit te medias dhe ndikimin që kanë keto burime për median dhe informacionin.

z. Erebara, iu përgjigj pyetjeve të studentëve në lidhje me temën dhe interesit të tyre për sfidat e gazetarisë investigative në Shqipëri.