Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë është një program trajnimi tri-ditor i dizajnuar për studentët universitar dhe pasuniversitar nga të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri. Ky program është i hapur për pjesëmarrësit nga të gjitha programet e studimit në shkencat shoqërore dhe shkencat humane. Programi do të përbëhet nga leksione, diskutime, prezantime studentore, leksione nga ekspertë të huaj dhe vizita në komunitetet fetare dhe objektet e kultit.

Projekti është i frymëzuar nga Studimi i Institutit Amerikan mbi Pluralizmin Fetar në Shtetet e Bashkuara. Ky është një program pilot që do të transformohet në një institut veror apo dimëror për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe rajoni. Qëllimi i programit është të sigurojë bazat e nevojshme historike dhe teorike mbi studimin e lirisë fetare dhe të demokracisë, të diskutojë specifikat e situatës në Shqipëri dhe të angazhojë studentët në eksplorimin e mënyrave për të rritur harmoninë fetare në Shqipëri.

Programi do të përfshijë tema që lidhen me bazat religjoze dhe filozofike të tolerancës dhe lirisë së besimit, origjinën historike të lirisë së besimit, zgjidhjet gjyqësore dhe politike karshi konflikteve midis lirisë së besimit dhe të drejtave të tjera njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i trajtuar me shembuj konkret nga vende të ndryshme të botës.

Në program do të ligjërojnë përfaqësues nga bota akademike me experience ndërkombëtare, ekspertë të fushës, përfaqësuesit diplomatikë etj. Vecanërisht theksojmë pjesmarrjen në aktivitet të studjuesve të tillë si: Prof Leonard Switler, Instituti i Dialogut në Universitetin e Tempullit, Rebecca K Mays, Universiteti Temple, SHBA (nëpërmjet skype ose DVC) etj.


1. Kriteret e aplikimit

Aplikantët duhet
• Të jenë studentë te nivelit Bachelor, Master ose Doktoraturë nga universitetet publike ose private në Shqipëri
• Të demonstrojnë një status të mirë akademik
• Të njohin gjuhën angleze në nivelin B2
• Të angazhohen për të marrë pjesë në të gjitha sesionet e programit dhe të jenë aktivë

2. Procesi i aplikimit
               Aplikimi përfshin dorëzimin e:
  Letër Motivimit (Max. një faqe, madhësia e shkronjave Times New Roman 12)
  Jetëshkrimit, CV-së (Max. dy faqe, Madhësia e shkrimit Times New Roman 12)
  Vërtetimit të “statusit të studentit”, lëshuar nga universiteti
  Dokumentit që provon zotërimin e gjuhës angleze (nëse është e mundur)

Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre me e-mail në adresën elektronike irfd@beder.edu.al  jo më vonë se 20 prill 2019, 17:00. Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të bashkangjiten në email me subject: Aplikim për Institutin e Lirisë së Besimit dhe Demokracinë.

3. Kohëzgjatja e Programit: Mars - Maj 2019

Faza 1: Lançimi i programit dhe përzgjedhja e studentëve:

19 Mars: Njoftimi i Thirrjes për Aplikim
20 Prill :   Afati i Aplikimit
20-30 prill: Rishikimi dhe përzgjedhja e aplikantëve
2 maj: Njoftimi i fituesve të programit
5 maj: Afati i fundit për studentët për të konfirmuar pjesëmarrjen
7-10 Maj: Dorëzimi i materialeve të leximit studentëve pjesëmarres.

Faza 2:
Maj 22:   Dita e Hapjes së Programit
Maj 23-25:   Zhvillimi i Programit

Draft programi i Trajnimit (Në Gjuhën Angleze)

Wednesday, May 22, 2:00 pm

Opening Reception

Thursday, May 23
Welcome and Introductions: Introduction of staff and program         
Lecture: Religious Communities in Albania and the Organization of Religious Institutions                   
The relations of State and Religion in Albania (State Committee of cults)
Site visit to a religious community
Peer2Peer: Countering Violent Extremism (P2P:CVE) student projects presentations

Friday, May 24
Religious Freedom and Human Rights in US (Speaker TBA with U.S embassy)
Round Table: Religions, Freedoms and Democracy
The Perspective of Islam on Religious Freedom and Democracy
The Perspective of Catholic Church on on Religious Freedom and Democracy
The Perspective of Orthodox Church on Religious Freedom and Democracy
Questions and Discussion
Site visit to a religious community
Activity with students (Movie screening)
Working dinner with special guests (TBC)

Saturday, May 25 
Round Table: “Freedoms, Human Rights and Democracy”
“Religious Freedom and Democracy: Different Countries perspectives”
-         Ceremonia e Mbylljes

4. Informacion mbi Vendin dhe Kontaktet:
Kolegji Universitar Beder
Adresa: Rruga Jordan Misja,
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542419222

5. Programi do të zhvillohet në:
Tiranë, Shqipëri