Kreu i Bashkësisë Islame të Serbisë viziton KU Bedër

Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Prof. Dr. Mevlud Dudiç zhvilloi një vizitë në Kolegjin Universitar Bedër. Ai shoqërohej nga nënkryetari i kësaj bashkësie dhe njëkohësisht edhe drejtor i Medresesë së Novipazarit Dr. Rexhad ef. Plojoviq. Gjatë kësaj vizite, ku merrte pjesë edhe kreu i KMSH-së H. Skender Bruçaj, delegacioni i ardhur nga kryeqendra e Sanxhakut, u prit nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, si dhe anëtarë të tjerë stafit akademik të KU Bedër.

Në këtë takim u fol rreth aktivitetit dhe kontributit që KU Bedër jep në fushën akademike dhe me gjerë, si dhe u diskutua lidhur me bashkëpunimet, që mund të zhvillohen në fushën akademike me Universitetin Ndërkombëtar të Novipazarit, sidomos në fushën e Shkencave Islame, por jo vetëm.