Takim mes brezash me studentët e komunikimit

Zyra e të Diplomuarve në Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Komunikimit organizuan ditën e sotme takimin e parë mes brezave për këtë vit akademik.

Të ftuar ishin të diplomuarit e Bedër, Ejup Lila, gazetar në Radio Spektrum dhe Ingrid Domi, këshilltare e Kryetarit të Bashkisë së Shijakut.

Të diplomuarit ndanë me studentët e shkencave të komunikimit eksperiencat e tyre, duke nisur nga ato kur kanë qenë studentë, e deri në sfidat me të cilat përballen në tregun e punës.

Takimi me studentët e diplomuar është një praktikë e ndjekur prej vitesh në Kolegjin Universitar Bedër.