Thirrje për konferencën e katërt studentore në Shkenca Komunikimi

Thirrje për konferencën e katërt studentore në Shkenca Komunikimi, 13 Qershor 2018, Kolegji Universitar Bedër

Përshkrimi:

Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegji Universitar  Bedër ju fton të merrni pjesë në  konferencën e katërt studentore me temë ‘’Media Dixhitale, Marrëdhëniet me Publikun dhe Politika’’, e cila do të zhvillohet me datë 13 Qershor 2018 në ambjentet e universitetit.

Konferenca mundëson një platforme diskutimi rreth ndikimit të medias dixhitale në formësimin e politikës, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Studentët nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, kanë mundësi të njihen me zhvillimet më të fundit në këtë fushë, me sfidat dhe përparësitë që ka ndikimi i mediave dixhitale në procesin e komunikimit. 

Ju mund të dërgoni punimet tuaja deri në datë 5 Qershor në adresën: [email protected]

 

Nëntema kryesore që mund të përfshihen në konferencë janë:

  • Media Sociale
  • Marketingu Politik
  • Marrëdhëniet me Publikun
  • Gazetaria Qytetare
  • Komunikimi Organizativ

 

Objektivat e konferencës:

Mundësi kontakti midis studentëve

Mundësi diskutimi dhe prezantimi me zhvillimet më të reja të fushës

 

Përfitimet e pjesëmarrësve:

Certifikatë pjesëmarrjeje

Mundësi kontakti me akedemike dhe profesionistë të fushës

Njohje me zhvillimet më të reja në fushën e medias dhe komunikimit

 

Çmimi ‘’punimi më i mirë”

Komiteti shkencor do të zgjedhë punimin më të mirë dhe do të pajisë fituesin më një certifikatë shtesë me përshkrimin “Punimi më i mirë në konferencën e katërt studentore”.

 

Komiteti Shkencor:

  1. Prof. Dr. Ferdinand Gjana
  2. Dr. Erlis Çela,
  3. Assoc. Prof. Dr. Rahim Ombashi
  4. Doc. Dr. Agron Tufa
  5. Dr. Isa Erbas
  6. Doc.Dr. Ramadan Çipuri

 

Komiteti Organizues:

  1. Dr. Edlira Mali
  2. Msc. Rudi Dunga
  3. Msc. Jola Marku
  4. Msc.c Anxhela Buzi
  5. Msc.c Rovena Mydini