Rreth Fakultetit

 
 
Dekani i Fakultetit
 
Prof. Assoc. Dr. Rahim Ombashi rombashi@beder.edu.al
 
E-Maili i Fakultetit
 
humanities@beder.edu.al

Mirë se vini në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë!

Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër është i angazhuar për nxitjen e mendimit kritik intelektual dhe synon një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Misioni i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë,  komunikimit, edukimit dhe gjuhës angleze, shkencave islame dhe disiplinave të ndërlidhura me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale dhe mbështetjen tek kërkimi shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Përçimi tek studentët i njohurive të nivelit universitar, të përditësuara këto në fushat e sipërpërmendura, i pajisin ata me njohuri të cilat u japin mundësinë për të vazhduar studimet e thelluara në disiplinat e shkencave humane, brenda dhe jashtë vendit.

Objektivat
Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër mbetet i angazhuar në përmbushje të misionit të tij për të edukuar dhe për të zgjeruar njohuritë e studentëve, të mbështetura në baza të etikës profesionale dhe vlerave universale, si dhe përftimi prej tyre i një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave. 

Ne synojmë të përgatisim qytetarë të denjë për një shoqëri demokratike, nëpërmjet stimulimit të studentëve për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik në fushat ku ata studiojnë.

Përgjegjësia jonë profesionale mbetet edukimi i studentëve me vlera universale dhe përgatitja e tyre profesionale, në mënyrë që ata të luajnë me dinjitet rolin e tyre në zhvillimin e një shoqërie me vlera të shëndosha.

Fakulteti i Shkencave Humane ofron studime të ciklit të parë Bachelor, programe të integruara të ciklit të dytë, programe profesionale, si dhe programe të ciklit të dytë (Master Shkencor dhe Master Profesional), në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shkencave të Komunikimit, Departamentin e Edukimit dhe Gjuhës Angleze, si dhe në Departamentin e Shkencave Islame.

Programet

  • Drejtësi (5 vjeçar)
  • Bachelor në Shkenca Komunikimi
  • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Kumunikim Marketingu
  • Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Bachelor në Shkenca Islame
  • Program Profesional në Multimedia dhe Dizajn Grafik 


Programet Master

  • Master Shkencor në Drejtësi / profili E Drejtë Ndërkombëtare
  • Master Shkencor në Drejtësi / profili E Drejtë Penale
  • Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / profili Gazetari
  • Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / profili Marrëdhënie Publike
  • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • Master Shkencor në Shkenca Moderne Islame
  • Master Shkencor në Shkenca Themelore Islame
  •  

Anëtarët e dekanatit 

Nr. Titulli/ Grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Prof.Asoc.Dr. Rahim Ombashi rombashi@beder.edu.al
2 Dr. Ferdinand Xhaferraj fxhaferaj@beder.edu.al
3 Dr. Erlis Çela ecela@beder.edu.al
4 Dr.  Ana Uka auka@beder.edu.al
5 Dr. Genti Kruja gkruja@beder.edu.al
6 MSc. Ornela Kola okola@beder.edu.al