Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit YCEEC dhe Creative Writing

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC dhe Creative Writing ne tre kategori: Academic Essay, Short Story dhe Poetry.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, prof. Rahim Ombashi i falenderoi studentët për angazhimin serioz dhe vlerësoi punimet e tyre.

Përgjegjësja e departamentit, Dr. Irena Shehu përmblodhi shkurtimisht sesi u organizua konkursi. Më tej, ajo shprehu vlerësime për kreativitetin dhe origjinalitetin në punimet e eseve, poezitë dhe historitë e shkurtra që morën pjesë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe lektori, Dr. William Martin. “Konkurse të tilla u ofrojnë mundësi të rinjve të shpalosin talentin e tyre”, u shpreh ai.

Ky konkurs u organizua për vitin e 11-të radhazi nga Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u përmbyll me sukses, përveç fituesve edhe studentët e tjerë pjesëmarrës u pajisën me certifikata.

I urojmë suksese të mëtejshme pjesëmarrësve!