TË REJA Universiteti Bedër fitues i projektit Erasmus në një konsorcium me uiversitete prestigjioze nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Malajzia HAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN A1Z “BEDËR” DIPLOMON BREZIN E NJËMBËDHJETË TË STUDENTËVE Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit YCEEC dhe Creative Writing Organizohet konferenca studentore " Impakti i Inteligjencës Artificiale në Media dhe Komunikim” Organizohet edicioni i tretë i konkursit “Urtësitë e traditës profetike” Përmbyllet me sukses konferenca ndërkombëtare mbi emigrimin dhe diversitetin fetar e kulturor KALENDARI I AKTIVITETEVE 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 17SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Drejtësisë Home / Lajme / Scientific Research / Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja zhvillon një studim në Universitetin e Augsburgut mbi rolin e dialogut ndërfetar në reduktimin e dallimeve të diversitetit fetar në Gjermani Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor në Kolegjin Universitar Bedër, mori pjesë në një studim shkencor afatshkurtër (STSM) në Universitetin e Augsburgut në Bavari, ku hulumtoi mbi rolin e dialogut ndërfetar në reduktimin e dallimeve të diversitetit fetar në Gjermani. Studimi është kryer dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit akademik COST Action me temë: “Connecting Theory and Practical Issues of Migration and Religious Diversity” COREnet (Lidhja e teorisë dhe çështjeve praktike të migrimit dhe diversitetit fetar). Prof. Kruja zgjodhi Gjermaninë për këtë studim sepse është një nga vendet më të mëdha në Bashkimin Evropian, që ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh. Sot, ajo ka një diversitet kulturor e fetar dhe një kontribut të rëndësishëm në dialogun ndërfetar përmes shumë organizatave dhe institucioneve akademike, të cilat po punojnë për të forcuar dhe promovuar dialogun në Gjermani dhe më gjerë. Studimi bazohej në një pyetësor të zhvilluar mbi punën dhe rolin e institucioneve akademike dhe OJQ-ve në Gjermani, të cilat promovojnë dialogun, si alternativë e vetme kundër gjuhës së urrejtjes. Prof. Kruja filloi kërkimin e tij shkencor fillimisht në Universitetin e Augsburgut, pranë Prof. Dr. Elisabeth Naurath, lektore në këtë universitet dhe Presidente e Këshillit Ndërfetar të Gjermanisë. Gjatë këtij misioni shkencor ai vizitoi disa institucione të përfshira në dialogun ndërfetar, si dhe takoi studiues dhe aktivistë të dialogut ndërfetar në Munih, Augsburg, Frankfurt, Berlin, Nuremberg, Berlin dhe në Universitetin Potsdam, Gjermani. Anketa që ai zhvilloi përbëhej nga 22 pyetje, të cilën e bashkëndau me 17 institucione akademike dhe ndërfetare në qytete të ndryshme të Gjermanisë, të angazhuara në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të shoqërisë, nëpërmjet të të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare për të promovuar diversitetin, si një pasuri dhe jo si një shkak për konflikt. Institucionet e intervistuara janë shprehur se ata e shohin diversitetin, si një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri. Ata nuk i konsiderojnë dallimet si shqetësuese dhe nuk përpiqen t’i zvogëlojnë, por t’i harmonizojnë ato. Prof. Kruja dhe Dr. Ana Uka, lektorë në KU Bedër janë gjithashtu anëtarë të Komitetit të Menaxhimit të këtij projekti, si përfaqësues të Shqipërisë. Çfarë është një mision shkencor afatshkurtër (STSM) brenda COREnet? Një Mision Shkencor Afatshkurtër, i financuar nga COST Action COREnet, konsiston në vizitën studimore në një institucion pritës jashtë vendit nga ku është studiuesi, me qëllim që të kryejë punë specifike kërkimore, si pjesë e një projekti studimor. Përveç qëllimeve kërkimore, Misionet e Shkurtra Shkencore (STSM) synojnë të forcojnë dhe të nxisin bashkëpunimin midis akademikëve nga universitete të ndryshme, si dhe të mbështesin mobilitetin e studiuesve. Delegacioni evropian zhvillon vizitë në Kolegjin Universitar Bedër Një delegacion evropian i përbërë nga drejtues të Këshillave Ndërfetarë të Evropës (Religions for Peace Europe) zhvilloi një vizitë zyrtare në Kolegjin Universitar Bedër. Ata u pritën nga rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Gjergji Sinani, i cili e vlerësoi këtë vizitë si kuptimplotë për arsyen se liderët e Këshillave Ndërfetarë evropianë kanë zgjedhur këtë vit pikërisht Shqipërinë për zhvillimin e takimit vjetor të tyre, i cili u mbajt gjithashtu në ambientet e KU Bedër. Në pritjen e zhvilluar në sallën e senatit morën pjesë gjithashtu zv/rektori Dr. Isa Erbaş, lektorë nga Departamenti i Shkencave Islame, drejtues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe përfaqësues nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Delegacioni evropian kryesohej nga Dr. Luigi de Salvia, Presidenti i Këshillave Ndërfetar të Evropës (RfP Europe), si dhe Prof. Dr. Joan Hernandez Serret, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Europës (Religions for Peace Europe) dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe njëkohësisht lektor në Kolegjin Universitar Bedër. Delegacioni evropian përbëhej nga presidentët dhe drejtues të këshillave ndërfetarë të Shqipërisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, pjesë e Bordit Drejtues të Këshillit Ndërfetar të Europës (European National Interreligious Bodies - Religions for Peace Europe). Këshillat Ndërfetarë të Europës zhvillojnë Forum Ndërkombëtar në Kolegjin Universitar “Bedër” Liderët e Këshillave Ndërfetarë të Evropës zhvilluan për disa ditë radhazi disa aktivitete në Shqipëri. Një ndër ta ishte zhvillimi i një Forumi Ndërkombëtar në ambientet e kolegjit universitar “Bedër”. Në forum morën pjesë krerët e Këshillave Ndërfetarë të Europës (Religions for Peace Europe) dhe drejtues nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Ata u pritën fillimisht nga rektori i KU-Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani, i cili e vlerësoi këtë vizitë si kuptimplotë për arsyen se liderët e Këshillave Ndërfetarë evropianë zgjodhën këtë vit pikërisht Shqipërinë për zhvillimin e takimit vjetor të tyre, i cili u zhvillua gjithashtu në ambientet e universitetit. Në takimin e zhvilluar në sallën e senatit ishin të pranishëm zv/rektori, Dr. Isa Erbaş, lektorë nga Departamenti i Shkencave Islame dhe drejtues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përfaqësues në KNFSH. Delegacioni evropian kryesohej nga Dr. Luigi de Salvia, Presidenti i Këshillave Ndërfetar të Evropës (RfP Europe), si dhe Prof. Dr. Joan Hernandez Serret, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Europës (Religions for Peace Europe). Më pas, forumi i zhvilluar në sallën e konferencave u përshëndet nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe njëkohësisht lektor në Universitetin Bedër. Dr. Luigi De Salvia, në cilësinë e kryesuesit të delegacionit, vlerësoi bashkëpunimin ndërfetar në Shqipëri, si një model për t’u importuar edhe në vendet e tjera të Europës dhe më gjerë. “Respekti i ndërsjellë i feve në Shqipëri është shtyllë e rëndësishme e dinamikave pozitive fetare në Europë sot”, u shpreh ai. Po ashtu edhe Prof. Dr. Serret, lektor në Universitetin e Barcelonës vlerësoi frymën e dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar në Shqipëri. Më pas forumi vijoi me seancën e kumtesave të anëtarëve të Departamentit të Rinisë dhe Departamentit të Gruas në KNFSH, përfaqësues nga pesë komunitetet e ndryshme fetare në Shqipëri. Pas seancës së kumtesave, Prof. Dr. Elisabeth Naurath, presidente e “Religions for Peace, Germany” dhe gjithashtu lektore në Universitetin e Agsburgut mbajti një kumtesë duke vënë theksin në rolin e paqes dhe dialogut ndërfetar. Ajo ndër të tjera tha: “Çdo akt dhune është një blasfemi ndaj krijimit të Zotit”. Të pranishmit në Forumin Ndërkombëtar vizituan edhe ekspozitën e çelur me këtë rast në ambientet e universitetit, titulluar: “Harmonia ndërfetare në Shqipëri”, ku ndër të tjera spikasnin fotot nga bashkëpunimi akademik ndërfetar i Departamentit të Shkencave Islame me Institutin Teologjik Katolik dhe Akademinë Teologjike Ortodokse. Delegacioni evropian përbëhet nga presidentët dhe drejtues të këshillave ndërfetarë të Shqipërisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, pjesë e Bordit Drejtues të Këshillit Ndërfetar të Europës (European National Interreligious Bodies, Religions for Peace Europe). Ata do të qëndrojnë në Shqipëri, ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me liderët fetarë, bordet dhe departamentet e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, institucione akademike dhe arsimore në varësi të komuniteteve fetare në vendin tonë, si dhe vizita studimore në disa qytete, ku do të ndalen në objekte të ndryshe kulti. Organizata “Religions for Peace”, themeluar më 1970 në Nju Jork është institucioni më i madh në nivel global, i akredituar nga OKB, i cili është i përfshirë në dialogun ndërfetar dhe ndërtimin e paqes në botë. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i themeluar më 2007 është pjesë e “Religions for Peace” dhe ka një marrëdhënie partneriteti me të, ku anëtarë të bordeve të tij marrin pjesë në Asamblenë e Këshillit Ndërfetar të Europës dhe Asamblenë Botërore të Këshillave Ndërfetarë. “Sistemi i menaxhimit të universiteteve”, workshop i përbashkët mes stafit të Bedër dhe Universitetit “Pamukkale” Pjesëtarët e stafit të dy universiteteve, Hëna e Plotë- BEDËR dhe Pamukkale, zhvilluan një workshop të përbashkët... Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Pamukkale” , Denizli Turqi Në kuadër të strategjisë për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me universitete dhe organizata ndërkombëtare që operojnë... Praktikat studentore, studentët e Universitetit BEDËR pranë kompanive më të njohura, brenda dhe jashtë vendit. Studentë të departamenteve të ndryshme në Universitetin Hëna e Plotë -BEDËR, pas përfundimit të vitit akademik kanë filluar praktikat... Rektori i Universitetit Hëna e Plotë BEDËR, pjesëmarrës në Samitin e BSEC. Rektori i Universitetit Hëna e Plotë BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana mori pjesë si referues në Konferencën Akademike të zhvilluar... Zhvillon punimet konferenca e parë ndërkombëtare në shkencat e edukimit “Sfidat dhe zhvillimi i cilësisë në arsimin e lartë” Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës...