A mund të bëhem një inxhinier software?

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi sot një leksion të hapur me temë: “A mund të bëhem një inxhinier software?” E ftuar për të referuar në këtë leksion ishte znj. Denalda Bishani, e punësuar si Java Software Developer në kompaninë gjermane Lufthansa Industry Solutions.

Ajo foli rreth mundësive që ofron kjo fushë dhe rrugëtimin profesional që duhet të ndjekin studentët deri në nivelin inxhinier software. I zhvilluar nëpërmjet platformës “Google Meet”, leksioni u shoqërua me pyetje dhe diskutime nga studentët dhe anëtarët e  tjerë të stafit, lidhur me mundësitë dhe alternativat që ofron tregu shqiptar.