Departamenti i Shkencave Islame organizon “Alumni Reunion 2020”

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin universitar Bedër organizoi “Alumni Reunion 2020”, ku pjesëmarrës ishin të diplomuarit e këtij departamenti në shtatë breza.

Duke qenë se shumica e tyre jetojnë, punojnë apo studiojnë në shtete të ndryshme të botës, ky aktivitet ka ringjallur emocione dhe mbresa midis të diplomuarve dhe pedagogëve që kanë qenë pjesë e departamentit që nga viti 2011. Në këtë organizim merrnin pjesë edhe pedagogë dhe ish-lektorë të Departamentit të Shkencave Islame, të cilët kanë ndarë me ish-studentët kujtime dhe nostalgji nga vitet e studimit në auditorët e Kolegjit Universitar Bedër.

Aktivitetin e kanë përshëndetur dhe drejtues të institucioneve të ndryshme, si Presidenti i Fondacionit “H. Ali Korça”, z. Skender Bruçaj, nënkryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, etj.

Programi ka vijuar më përshëndetje dhe fjalë nga shumë të diplomuar nga breza të ndryshëm. Ndërkohë është vlerësuar me një certifikatë për arritjet e saj dhe mesataren më të lartë të brezit të shtatë, studentja e vitit të tretë bachelor, e cila diplomohet këtë vit, Sonila Habili.

Deri tani Departamenti i Shkencave Islame ka diplomuar më shumë se 150 studentë nga 13 shtete të ndryshme të botës.