KU "Bedër" partner në projektin e Bashkimit Europian "SWITCHING VIRTUAL"

Më datë 27 shkurt startoi projekti i Bashkimit Europian SWITCHING VIRTUAL, ku Kolegji Universitar “Bedër” është partner. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja me aftësi të buta (soft skills) të punonjësve të rinj, mesuesve dhe akademikëve nga vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate nëpërmjet takimeve virtuale dhe metodologjisë online.

Projekti SWITCHING VIRTUAL koordinohet nga Universiteti Atlantika në Portugali dhe partnerë të tjerë organizatat: INTEGRA ( Spanjë ), NGO Integrity (Mali i Zi), Kolegji Universitar “Bedër” (Shqipëri), ECSA Kosovo (Kosove) dhe STICHTING YEUTH (Hollandë).