Lancohet fushata "Aty për Ju" nga studentët e programeve Master në Shkenca Komunikimi

Studentët e masterit shkencor në programin "Marrëdhënie me Publikun" dhe profesional në programin "Komunikim Marketingu" lançuan ditën e djeshme fushatën "Aty për Ju". 
“Aty për ju“ ka në fokus ardhjen në ndihmë grave kryefamiljare të cilat janë në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna. 
 
Pjesëmarrës në lancimin e kësaj fushate ishin  sipërmarrës, gazetarë, aktivistë e persona publikë të njohur, të cilët u shprehën të gatshëm për t’i mbështetur studentët në nismën e tyre. Nuk munguan edhe përfaqësues të universitetit, studentë e  pedagogë.
 
Ndërmarrja e fushatave të ndryshme me tematika që lidhen me ndërgjegjësimin dhe ndihmën e grupeve të ndryshme në nevojë është bërë tashmë një traditë shumëvjeçare dhe mjaft e suksesshme për studentët e masterit shkencor dhe profesional pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit të realizuara në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash”.