Leksion i hapur me Prof. Assoc. Dr. Sally Ann Cruikshank, nga Middle Tennessee State University

Prof. Assoc. Dr. Sally Ann Cruikshank, pedagoge në Middle Tennessee State University ishte e ftuara e radhës e departamentit të shkencave të komunikimit. 
 
Me një eksperiencë 7 vjeçare në botën e televizionit si producente dhe 13 vite në botën akademike si profesoreshë e lëndëve që lidhen me median digjitale, ajo i këshilloi gazetarët e ardhshëm t’i kushtojnë vëmendje audiencës së tyre. 
“Hapi i parë drejt suksesit është pikërisht të menduarit për audiencën, përpara se të fillosh të shkruash ngjarjen”- u shpreh Prof. Cruikshank.
 
Gjatë prezantimit, Prof. Cruikshank dha shembuj konkretë nga eksperienca e saj si profesioniste e fushës duke e bërë më aktuale situatën për studentët. Nuk munguan dhe pyetjet nga audienca, duke i shtuar më tepër interaktivitet takimit.