Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi një leksion të hapur me temë “Mësimdhënia dhe të Nxënit në Epokën Digjitale”.
I ftuar ishte Prof.Dr. Badhyl Musai, profesor me një përvojë dhe karrierë të gjatë në fushën e arsimit si mësues, drejtor, shkolle, këshillar, inspektor arsimi, profesor, përgjegjës departamenti dhe rektor.
Gjithashtu, ai ka një eksperiencë si kryetar i Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.
Aktualisht është profesor në Universitetin e Tiranës dhe drejtor i Qendrës së Arsimit Demokratik.
Seminari u zhvillua me me studentë të masterit profesional dhe studentë të tjerë, që aspirojnë rrugëtimin e arsimit.
Prof. Musai shtroi dilemat e arsimit, mësuesve dhe nxënësve në një epokë kaq shumë të ndryshueshme si ajo e digjitalizimit.
Së bashku me studentët e pranishëm u diskutuan sfidat dhe problematikat që sjell ky proces.