Organizohet workshopi me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë” në kuadër të fushatës "Aty për ju"

Në kuadër të fushatës “Aty për ju”, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, organizuan workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”.
 
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për t’u shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, per t’u ardhur në ndihmë këtyre grupeve.