Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani është vlerësuar me Certifikatë Mirënjohjeje nga Instituti i Historisë për kontributin shkencor në shkrimin, përgatitjen dhe botimin e Institutit të Historisë dhe ASA: "Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX".
Ceremonia e prezantimit të pesë vëllimeve të këtij botimi u mbajt sot në Hotel Tirana International ku morën pjesë figura të njohura të historisë dhe albanologjisë, duke përfshirë edhe presidentin e Republikës, z. Bajram Begaj.
Në këtë punim shkencor, prof. Gjergj Sinani hartoi kreun VI të vëllimit të III të titulluar "Mendimi shqiptar në vitet '30".
I urojmë rektorit suksese në punën e tij kërkimore!