Shfaqja e dokumentarit "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i AWA (Albanian Women in Audiovisual)

Sot, në ambientet e KUB, u shfaq dokumentari "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i Albanian Women in Audiovisual (AWA) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. I realizuar në periudhën mars-tetor 2021, dokumentari rrëfen historitë e 4 grave që dolën nga cikli i dhunës me ndihmën e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile. 
 
Suela Bako, regjisorja e dokumentarit si dhe një nga themelueset e Albanian Women in Audiovisual (AWA), shpjegoi për studentët se qëllimi i dokumentarit është të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat se nga dhuna mund të dilet, nëse denoncimi bëhet në kohë dhe arrihet të bashkëpunohet me strukturat përkatëse.
 
Studentët e përgëzuan znj. Bako për punën e realizuar duke mos ngurruar të bënin pyetje apo të shprehnin mendimin e tyre lidhur me temën.