Kolegji Universitar Bedër, nga e hëna në të premte, i ofron mundësinë të gjithë maturantëve që të ndjekin një orë leksioni online në programet:
- Shkenca Kompjuterike
 - Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
 - Drejtësi
 - Shkenca Komunikimi
 - Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
 - Gjuhë dhe Letërsi Angleze
 - Shkenca Islame
 
	
	Nëpërmjet pjesëmarrjes në leksionet online, pavarësisht pengesave fizike të shfaqura si pasojë e pandemisë, maturantët do të kenë mundësinë të njihen më mirë me programet e studimit që ofrohen në KU Bedër, si dhe me mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor.
Për të bërë rezervimin kontaktoni në adresën e emailit [email protected] / ose në numrin e celularit 067 34 27 001.