Studentët e Drejtësisë organizojnë "Gjyqin Simulues"

Në kuadër të lëndës “Politikat Penale”, studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave në Drejtësi - profili e Drejtë Penale organizuan gjyqin simulues me objekt shqyrtimin e kërkesës penale në ngarkim të të pandehurve për kryerjen e veprave penale:
 
 ✅ “Vrasje me paramendim”;
 ✅ “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
 ✅ “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
 ✅ “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.
 
Gjyqi simulues u zhvillua me qëllim zbatimin në praktikë të leksioneve të marra përgjatë semestrit dhe përshtatjen e tyre me situatat e botës reale.
 
Gjyqi simulues përmbante pjesën më të madhe të elementeve të një gjykimi real, duke përfshirë trajtimin e dëshmitarëve dhe dëshmive, si dhe dhënien e argumenteve përpara trupit gjykues, i cili dha verdiktin përfundimtar.
 
Nëpërmjet këtij projekti studentët patën mundësi të vendosnin në praktikë njohuritë e marra përgjatë semestrit duke bërë te mundur integrimin e dijeve teorike me praktikën profesionale.