Zhvillohet programi "Ramazani mes nesh"

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizuan programin informues - artistik “Ramazani mes Nesh”. 
 
Programin e përshëndeti Kryetari i KMSh-së Bujar Spahiu, i cili ndau me të pranishmit vlerën e këtij muaji të bekuar si dhe rëndësinë që ky adhurim ka për sfidat shpirtërore, individuale dhe shoqërore të kohës tonë. 
 
Ndërsa Fatma Karaj, përgjegjëse e Zyrës së Gruas në KMSH, në fjalën e saj përshëndetëse qëndroi mbi aspektin edukues të agjërimit, dhe ndikimit të tij tek besimtari.
 
Mjeku i ftuar Arsel Dizdari foli mbi aspektet shkencore, vlerën e ramazanit dhe ndikimin që ai ka tek agjëruesi duke e lidhur atë edhe me studime në fushën e mjekësisë.
 
Pjesë kryesore e këtij programi ishin studentët të cilët i dhanë një larmishmëri artistike programit me interpretime poezish dhe ilahish.