Stafi i KU - Bedër merr pjesë në Javën Ndërkombëtare në universitetin Tor Vergata, Romë

Përgjegjësja e zyrës së Planifikimit të Karrierës, znj. Rudina Çinari, përgjegjësja e zyrës së Klubeve, znj. Ardita Reshiti dhe përgjegjësi i zyrës së të Diplomuarve, z. Resul Kılıç morën pjesë në Javën Ndërkombëtare, në datat 10-15 qershor, organizuar nga universiteti Tor Vergata, Romë në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+.

Ata vizituan zyrat homologe në Tor Vergata dhe shkëmbyen eksperiencat me stafin administrativ përkatës. Përgjatë Javës Ndërkombëtare, kolegët tanë zhvilluan edhe një takim me rektorin e universitetit, Prof. Nathan Levialdi Ghiron, me të cilin diskutuan rreth mundësive të reja të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Kolegji Universitar “Bedër” ka në qendër të misionit të tij ndërkombëtarizimin dhe shkëmbimin e stafit dhe studentëve në programe mobilitetiti, të cilat shërbejnë për të përfituar eksperienca të reja akademike dhe administrative.